Harrojini ndërhyrjet, këto janë përbërësit e vetëm që trashin vetullat për 14 ditë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 03.07.2019, 00:18

Në qoftë se do të ktheheshim pas në kohë, për shembull diku në fillim të viteve ‘2000, nuk mund të mos kujtojmë një nga tendencat më të pëlqyera të asaj kohe kanë qenë vetullat si fije peri. Çmenduria arrinte deri në atë pikë, saqë sa më të holla t’i kishe, aq më në modë ishe.

Megjithatë gjërat kanë ndryshuar dhe vajzat po kërkojnë gjithmonë e më shumë vetulla të trasha. Nuk keni pse harxhoni para duke blerë lapsa për mbushje apo duke provuar trajtime të ndryshme. Ju nevojiten vetëm produktet e mëposhtme.

1.Vaj kastori + vaj avokadoje + vaj kokosi:

Kombinimi i këtyre tre vajrave jo vetëm që do të trashë vetullat tuaja brenda 2 javësh, por do të forcojë folikulat e qimeve dhe do u japë atyre një trajtë më harmonike. Në një enë të vogël shtoni nga një lugë çaji për këto tri vajra dhe me ndihmën e një furçe të pastër lyeni vetullat çdo mbrëmje para se të flini. Acidet yndyrore Omega 3 dhe vitaminat që përmbajnë të tre, do të veprojnë menjëherë për vetullat tuaja.

2.Vaj kastori+ xhel aloe vera + vitaminë E:

Vaji i kastorit nuk mund të ngatërrohet me vajrat e tjerë falë aromës së tij karakteristike. Është i pasur me vitaminë E, acide yndyrore Omega 6, proteina dhe përbërës të tjerë që penetrojnë në qime dhe ndihmojnë në hidratimin dhe rritjen e tyre. Njëlloj si në maskën e mësipërme, zgjidhni një enë të vogël ku të hidhni përbërësit. Shtoni një lugë gjelle xhel Aloe vera, 2 lugë çaji me vaj kastori dhe 2 kapsula vitaminë E. Përziejini përbërësit derisa të formohet një masë kremoze dhe lyeni vetullat me mollëzat e gishtërinjve, ose furçë. Nesër në mengjes lajini me ujë të ftohtë.

3.Lëng qepe:

Komponimet e sulfatit që gjenden tek lëngu i qepës bëjnë mrekulli jo vetëm për flokët, por edhe vetullat. Era nuk do t’ju pëlqejë në fillim, por rezulati po. Merrni një qepë të vogël dhe lërini në ujë për 2-3 orë. Shtrydheni në frulator dhe lëngun që përftohet aplikojeni në vetulla. Do të habiteni që pas javës së parë nga ajo që do të shihni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit