Prej kohësh flitet për një lidhje romantike mes Romeo Veshajt dhe këngëtares Jonida Maliqi, por as njëri e as tjetri nuk e kanë pranuar këtë fakt.
Nga ana tjetër, është përfolur edhe për lidhjen mes vëllait binjak të Romeos, Donaldit dhe vajzës së ekraneve, Bora Zemanit.
E si për çudi, edhe këta të dy nuk kanë thënë asnjëherë që janë me njëri-tjetrin.
Këtë herë dy çiftet janë fotografuar nga “Pamfleti” në shoqërinë e njëri-tjetrit, teksa konsumojnë drekë në një prej restoranteve të Tiranës.
Disa ditë më parë, në fillim të muajit qershor, Romeo u filmua në momente shumë romantike në pishinë me Jonidën, e cila është nënë e një fëmije nga martesa e parë.
E pyetur nëse në jetën e saj ka një Romeo, Maliqi nuk ka dashur të komentojë dhe ka deklaruar se jetën private do ta mbajë të tillë.
Edhe Donaldi është fotografuar shpesh me Borën, e cila gjithashtu është nënë e një djali të vogël, të ardhur në jetë si frut i dashurisë së saj dhe artistit Vin Veli.
Siç duket, vëllezërit binjakë kanë preferenca të njëjta, jo vetëm për humorin, por edhe për femrat.