Ditën e djeshme në vendin tonë u zhvilluan zgjedhjet vendore.
Në shumë qytete të vendit kandidatët e Partisë Socialiste ishin në garë të vetëm, pa asnjë kandidat përballë.
Kurse gjatë ditës së sotme një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se në një qendër votimi në Tropojë është votuar në grup.
Po ashtu, ai ka nisur disa fotot në të cilat shikohet se si disa të rinj kanë votuar në grup.
Qytetari që ka nisur foton fotot thotë:
Kujtojmë këtu se mëngjesin e sotëm Rexhë Biberaj është kryebashkiaku i ri i Tropojës.
Do duhej që të zhvilloheshin votime si ato të 30 qershorit që në Tropojë të fitonte Partia Socialiste.
Biberaj ka marrë vetëm 3538 vota. Rivali i tij në këtë garë ishte Edison Hasanaj.
Tropoja historikisht është njohur si një bastion i djathtë.
Edhe në Tropojë pjesëmarrja në votime ka qenë e ulët. Për t’u numëruar kanë qenë vetëm 49.