Gjatë mesditës së sotme një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot.
Mësohet se një mjet i tipit ‘’Smart’’ është përplasur pas një kamioni.
Bëhet e ditur edhe se drejtuesja e këtij mjeti është në gjendje të rëndë.
Kurse pak minuta më parë një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe ka treguar se si ka ndodhur aksidenti i rëndë.
Ai shkruan se kamioni ka qenë i ndaluar dhe se mjeti ‘’Smart’’ është përplasur. Po ashtu ai tregon se ambulanca ka ardhur me vonesë dhe se fillimisht e dërguan në spitalin e Laçit jo me ambulancë.
Ndërkohë e ditur bëhet se vajza e re ka ndërruar jetë fatkeqësit.
Mesazhi i plotë: