“Kishim zhivë e gjethe dafine, na ndaluan në aeroport”, këngëtarja shqiptare tregon sikletin e madh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.06.2019, 09:57

Anxhela Peristeri nuk ka aspak turp të flasë për situatat e sikletshme që i kanë ndodhur gjatë jetës së saj, duke ndarë me publikun edhe supersticionet apo bestytnitë, të cilave u beson apo nga të cilat do të mbrohet.

Ajo ka treguar në “E Diell” një rast kur është ndaluar në aeroport bashkë me mikun e saj, këngëtari Aurel Thellimi, pasi ky i fundit kishte gjethe dafine në portofol.

Siç shpjegoi Anxhela, gjethja e dafinës mbahet si ogur i mirë për të ardhurat.

Por si të mos mjaftonte kjo, autoritetet zvicerane e kanë ndaluar kolegun e saj, pasi ky i fundit kishte edhe zhivë, kundër syrit të keq.

Këngëtarja shprehet:

Thonë se kur fut një gjethe dafine në portofol ke fat dhe të vijnë të ardhura të shumta. Unë kam vuajtur gjithmonë nga syri i keq dhe u jap gjithmonë këshilla të tjerëve se si të mbrohen. Radha i erdhi mikut tim Aurel Thëllimi kur shkuam për të kënduar në një koncert në Zvicër që të këpuste një gjethe dafine dhe ta merrte me vete. Kaloj unë e para ndërkohë policia mban Aurelin sepse pa gjethen e dafinës të futur në portofol. U ktheva për ta ndihmuar dhe i thoja autoriteteve që është për fat. Më pas gjetën po prapë brenda në portofol zhivë të mbështjellë me leckë. U detyrova t’ia shpjegoja policëve dhe në fund u sqaruan dhe ne kaluam të qetë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit