Ju ndoshta nuk e keni menduar kurrë të mbani një WC në dorë, duke qenë se do të ishte krejtësisht e pakuptimtë dhe e vështirë.
Megjithatë, nga një perspektivë higjienike, në të vërtetë do të ishte më e leverdishme sesa të mbaje një orë.
Kjo pasi, sipas një studimi të ri, orët janë mesatarisht tre herë më të ndotura se sa WC-të në tualet.
Studimi u krye nga Tic Watches, i cili analizoi 10 lloje të ndryshme orësh për të testuar për bakteret, majanë dhe mykun.
Më e pista nga të gjitha rezultoi të ishte ora e palestrës, jo më pak se tetë herë më e pisët sesa një ulëse.
Ndërsa orët e lëkurës rezultojnë që të jene më pak të ndoturat.
Daniel Richmond, drejtor i Tic Watches, tha se njerëzit duhet ta pastrojnë orën e tyre të paktën një herë në muaj.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania