JOQ Albania
Home

“Asimilohen” shqiptarët/ Për disa vite do të jemi vetëm 1 milionë banorë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18/06/2019 16:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Popullsia e vendit tonë po shkon në tkurrje. 80 vite më vonë, Shqipëria do të ketë popullsinë më të vogël në Ballkan, pas Malit të Zi.

Kjo na bën vendin e dytë me popullsinë më të vogël në vitin 2100, sipas një raporti të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Raporti për projeksionet e popullsisë globale tregon se për disa vite popullsia shqiptare do të jetë rreth 1 milionë banorë.

Vetëm Mali i Zi, me një popullsi në rreth 500 mijë banorë projektohet të ketë një popullsi më i vogël se ne. Kujtojmë se Kosova nuk është pjesë e këtyre projeksioneve duke qenë se nuk është ende një vend anëtar i OKB e për rrjedhojë nuk rezulton në shifrat e Organizatës.

Serbia ndërkohë është një tjetër vend që do të pësojë një tkurrje drastike të popullsisë, thuajse përgjysmim, nga rreth 8 milionë, në rreth 4 milionë banorë.

Për Shqipërinë, rënia e popullsisë në harkun e 80 viteve të ardhshme vlerësohet nga OKB në 164%, pra më shumë se përgjysmim, shkruan Scan. Në vitin 2030 popullsia e Shqipërisë projektohet në 2,787,000 banorë dhe në 2,484,000 në 2050 si dhe 1,088,000 në 2100-ën.

Në nivel global ndërkohë projektohet që popullsia e botës të prekë nivelin e 11 miliardë banorëve në 2100-ën, por se rritja nuk do të jetë homogjene, pasi në Europë, Amerikë të Veriut apo Australi do të ketë një rënie të ndjeshme të popullsisë, ndërkohë që në Azi apo Afrikë rritja do të jetë drastike.