Një mjek ka shpërndarë një foto të frikshme për të përalajmëruar njerëzit që të mos përdorin pastë dhëmbësh për plagët e djegies.
Një grua në Malajzi kishte djegur dorën me vaj të nxehtë dhe për ta qetësuar i kishte aplikuar pastë dhëmbësh.
Por, rezultati është ai që shihni në foto.
Mjeku Kamarul Ariffin, tha se në vend që të qetësonte dhimbjen, dora e saj u ënjt.
Mjeku ka treguar se ky nuk ishte rasti i vetëm që qytetarët përdorin në rast djegieje, pastë dhëmbësh.
Gjatë punës së tij ai është përballur me persona që kishin përdorur miell, vezë, apo produkte të tjera në kushtet e shtëpisë për të shmangur mjekun.
Dokor, Ariffin ka rekomanduar që në rast djegieje e vetmja gjë që mund të bëni në shtëpi është që për 15- 20 minuta ta fusni dorën në ujë dhe më pas të shkoni tek mjeku.