Facebook vendos të paguajë prërdoruesit e tij, ja çfarë duhet të bëni që të përfitoni

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.06.2019, 17:24

Të dhënat personale, statistikat dhe zakonet e përdorimit të aplikacioneve janë thesare të vërteta dixhitale.

Facebook e di mirë këtë gjë dhe për të njohur më mirë përdoruesit e saj, ka hedhur në treg "Study", një aplikacion që do të kompensojë ata që do të nënshkruhen për të studiuaz çdo lëvizje të tyre në smartfon, duke premtuar se nuk do të ruajë fjalëkalimet, kronologjinë e rrjetit si dhe të dhëna sensibile.

Momentalisht aplikacioni është i vlefshëm në Amerikë dhe në Indi, ndërsa shumë shpejt do të lançohet edhe në Europë.

Para se të nisë monitorimin e telefonëve, Facebook do t'u kërkojë përdoruesve disa të dhëna personale për t'i "inkuadruar" në kategori të caktuara, mes së cilëve renditet prejardhja gjeografike e përdoruesit, të ardhurat mujore apo vjetore dhe sjellja dixhitale.

Pasi të instalohet në smartfon, "Study" do të përmbledhë aplikacionet që ndodhen në sistem dhe do të nisë studimin e kohës së kaluar në çdo aplikacion, duke analizuar edhe atë që ju do të bëni.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm vetëm në sistemin operativ Android, duke qenë se Apple ka politika shumë të rrepta mbi privatësinë e përdoruesve.

Sa i takon pagesave që përdoruesve do t'u bëhen, do të jetë e nevojshme të keni një llogari në PayPal për të marrë shumën që do t'ju përcaktojnë. Ende nuk janë bërë të ditura se cilat do të jenë tarifat që do të aplikohen si kompensim për shitjen e të dhënave personale.

Burimi: TGCom24 |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit