Operimi i kushton 5.000 €/ Miku i babait të katër fëmijëve bën apelin therës: Ju lutem të gjithë shqiptarëve

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 11.06.2019, 11:56

Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania. Një qytetar ka shkruar dhe ka kërkuar që të gjitha ata që kanë mundësi t’i vijnë në ndihmë Shefik Krasniqit nga Prizreni pasi është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Në mesazhin e tij ai shkruan se Krasniqi është baba i katër fëmijëve dhe se doktorët dyshojnë se ai ka një tumor në stomak.

Gjithashtu miku i tij shkruan se doktorët i kanë thënë se operimi i tij kushton 5.000 euro dhe se duhet ta bëjë brenda dy javësh.

Po ashtu ai shkruan se ai herë punonte dhe herë nuk punonte ndaj edhe nuk ka të ardhura për ta përballuar operacionin e tij.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje te gjithëve. Ky esht shefki krasniqi nga prizereni, shume i keputur ekonomikisht, baba i 4 femijeve, dhe ndodhet ne nje gjendje te rende shendetesore, Pasi doktorret dyshojne per tumorr ne stomak, e i kane thene per nje operim i cili kushton 5.000 € brenda 2 javeve Ju lutem juve dhe gjith shqipetareve, ta ndihmojme sado pak kete njeri, i cili nuk ka asnje te ardhur, por dhe vete qe her punonte her pa pune, ju ndal dhe ajo pak shpresee Kontaktoni ne nr e tel familjen dhe per solidarizim ky eshte nr i bankes.. Ju faleminderit te gjithve.’’

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit