18-vjeçarja nga Laçi i dha fund jetës, i vëllai zbardh ngjarjen e rëndë: E kishin rrëmbyer trafikantët

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 10.06.2019, 15:48

Javën e shkuar kaloi në heshtje por la pas një dhimbje të madhe vdekja e nje vajze të re nga Laçi.

Paraprakisht u tha se vajza M.Marku, 18 vjeçe, ishte dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spital ku dhe ka gjetur vdekjen.

Të njohur të familjes apo edhe miq të largët shkruan pranë JOQ Albania se vajza ishte në kushte depresioni ngaqë familja nuk e linte të ikte me të dashurin e saj në Australi dhe prandaj i kishte dhënë fund jetës.

Por kjo është një hipotezë pa baza, shprehet vëllai i të ndjerës, Aureli, i cili ka kontaktuar me redaksinë JOQ Albania përmes telefonit.

Aurel Marku hedh dritë mbi arsyet dhe vdekjen e motrës së tij të vetme, e cila ka lënë jo pak boshllëk në familjen e tyre.

M.Marku ka ndërruar jetë me 4 qershor të javës së kaluar, por para kësaj date kishte 1 muaj e gjysëm që ishte larguar nga shtëpia. Arsyeja? Sipas vëllait, Aurelit, ishte rrëmbyer nga një grup trafikantësh që dërgonin vajza në Itali për prostitucion.

Ai sqaron:

Motra ime ishte larguar nga shtëpia për një muaj e gjysëm. E kemi denoncuar në polici menjëherë dhe u dha urdhër ndalimi për të, duke qenë se nuk kishte as pashaportë. Pas një muaji e gjysëm kishte shkuar për të bërë pashaportën dhe na njoftoi policia se ishte në komisariat. Shkuam e morëm dhe erdhi në shtëpi. Ishte e tronditur dhe aty na shpjegoi gjithçka se e kishin rrëmbyer trafikantët e qënieve njerëzore, këta që çojnë vajza në Itali dhe më pas e kishin detyruar të fuste pashaportën. Gjatë një muaji e gjysëm e kishin mbajtur në disa qytete të Shqipërisë, siç thoshte ajo në Tiranë, Durrës, Vlorë, e me radhë. Bashkë me motrën shkuam dhe e denoncuam grupin e trafikantëve në polici dhe kanë rënë në gjurmën e tyre tashmë.”

Siç shpjegon Aureli, 18-vjeçarja ishte në kushte depresioni nga ajo që kishte kaluar dhe me datë 4 ka tentuar vetëvrasjen me një fashetë plastike, e kanë dërguar menjëherë në spital por rezultoi se ishte vonë fatkeqësisht.

Më tej Aureli shprehet:

Edhe kur erdhi në shtëpi, motra kërcënohej vazhdimisht nga grupi i trafikimit, ky ishte shkaku i depresionit të saj, nuk kishte të dashur dhe nuk janë të vërteta ato çka thonë njerëzit. Ky rrjeti i prostitucionit që dërgonte vajza në Itali kishte rënë në kontakt me motrën time në shkollë dhe madje kanë rrëmbyer edhe një shoqe të motrës time për këtë qëllim. Ata janë shqiptarë dhe policia na ka thënë se ka rënë në gjurmët e tyre.”

Dëshmia e Aurelit hedh në dritë të gjithë ngjarjen e rëndë, por edhe kthen vëmendjen tek problemi i kahershëm në vendin tonë, trafikimi i qënieve njerëzore.

Përse nuk flet askush për këtë problem serioz siç është rrëmbimi i vajzave me qëllim prostituimin e tyre?! Ndërkohë që policia rend pas cigareve të hashashit dhe i shet këto si operacione të suksesshme, grupet e fuqizuara kriminale vijojnë punën e tyre të pashqetësuar duke çuar deri në pasoja fatale si rasti në fjalë.

Ngushëllime familjes!

/JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit