”Nuk vemi në punë”/ I dështon propaganda Veliajt, zbulohet se si i mbush plot sallat ku zhvillon mitingjet

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 08.06.2019, 18:49

Nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit na ndajnë shumë pak ditë.

Ndaj prej disa kohësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka nisur fushatën e tij elektorale për të fituar një mandat të dytë.

Siç mund të keni parë edhe në kronika televizive disa prej sallave ku Veliaj ka zhvilluar takimet e tij elektorale kanë qenë plot.

Por a kanë qenë personat që ka mbushur sallat simpatizantë, ku Veliaj zhvillonte takimet dhe mitingjet e tij elektorale?

Kjo është një pyetje që lind natyrshëm. Lidhur me këtë gjë, një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe thotë se në takimet elektorale të Veliajt shkojnë punonjësit e administratës së bashkisë.

Ai shkruan në mesazhin tij:

Përshëndetje JOQ! Doja t'i tregoja popullit se si çdo ditë merret administrata e bashkisë nga puna dhe shkojnë në takimet elektorale të Veliajt. Kemi kaq ditë që nuk vemi në punë që të na marrin tek mitingu i lali Erit. Tani po i çon shefi E.B. në Shëngjergj për pjesëmarrje, dje ishim në Kombinat, pardje tek shkolla "1 maj". Flasin për bashkinë sikur janë banorë dhe janë të kënaqur. Në FB duhet t'i bëjmë like lali Erit, dhe PS-së. Gjysma janë të FRESSHI-it, që bëjnë like. Dhe këtë vit janë punësuar shumë veta që janë ose kanë qenë koordinator tek PS-ja."

Krahas mesazhit të tij, ai ka nisur edhe disa foto që i vërtetojnë fjalët që ka shkruar. Pyetjet që lindin, pas gjithë kësaj janë:

A është kjo propagandë e pastër dhe e ulët? A është e drejtë dhe etike kjo? A mund të pretendohet se ka demokraci në Shqipëri dhe a janë të lirë punonjësit e administratës?

Përgjigjet për të gjitha këto ju takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit