Një studente ka krijuar një “pajisje” që mund t’u vijë në ndihmë personave që nuk dinë sesi të veprojnë në raste emergjencash me fëmijë të vegjël.
Shpikja e saj quhet Peshqiri Resusci.
Nina Birchard ka dizajnuar peshqirin, i cili vjen me udhëzimet e printuara mbi të dhe një pompë dore e cila, kur shtrydhet, mbush një mbështetëse të rregullueshme të qafës për të ngritur pjesën e sipërme të qafës e për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes së foshnjës.
Nina shpreson se dizajni i saj i zgjuar do të ketë një 'ndikim global' në ringjalljen e foshnjave.
Studentja 23-vjeçare e inxhinierisë së dizajnit të produkteve është duke u përpjekur të zgjidhë çështjet që kanë të bëjnë me humbjen e nxehtësisë dhe pozicionimin e foshnjave gjatë kohës që ata po risillen në vete kur kanë ndaluar së marri frymë.
Rreth gjashtë për qind e foshnjave, çdo vit në mbarë botën, kanë nevojë për një formë të ringjalljes, sipas Ninas, e cila thotë se krijimi i saj mund t'i ndihmojë mamitë në situatat emergjente me të sapolindurit.
Burimi:Mirror|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania