Një nga problemet madhore me të cilat po përballet e gjithë bota sot është ndotja. Në disa vende përfshirë këtu edhe vendin tonë ndotja ka arritur në nivele alarmante.
Një nga faktorët që ka shtuar shumë ndotjen prerja pa kriter e pyjeve. Fenomen ky që në vendin tonë është në nivele alarmante.
Këtij fenomen nuk ka mundur t’i shpëtojë as parku i Krastës në Elbasan. Një qytetar ka nisur disa foto në redaksinë e JOQ Albania, në të cilat dallohet mjaft qartë masakra mjedisore që po bëhet në këtë vend.
Siç dallohet edhe në foto në këtë park po kryhet një masakër mjedisore e vërtetë.
Mesazhi i plotë:
Më poshtë po ju sjellim edhe fotot që flasim më tepër se 1000 fjalë për masakrën mjedisore që po ndodh në parkun ku janë bërë fotot.
E si përfundim nuk do të jetë aspak çudi që niveli i ndotjes në vendin tonë të rrit akoma edhe me shumë, sepse pyjet të cilat kudo në botë mbrohen sepse janë mushkëria e një vendi në vendin tonë masakrohen.