Paralajmërimi i ekspertëve për burrat: Në këtë moshë është rreziku më i lartë që të lindni fëmijë autikë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 25.05.2019, 10:40

Kur vjen puna tek fëmijët, kryesisht këshillat janë për gratë.

Shpesh ato mund të dëgjojnë fraza: Koha kalon shpejt, duhet të bësh fëmijë sa je e re, nuk do jesh gjithmonë pjellore etj.

Por, për burrat flitet pak. Gjithsesi, nuk janë vetëm femrat ato që kanë orë biologjike me kohëzgjatje të caktuar.

Meshkujt që bëhen baballarë para moshës 25 vjeç ose pas moshës 51 vjeç rrezikojnë që të lindin fëmijë me probleme sociale, duke filluar nga aftësitë e dobëta në komunikim deri në autizëm.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i kryer nga shkencëtarët pranë Spitalit Mount Sinai në Nju Jork.

Sipas rezultateve të kërkimit, këta fëmijë priren të jenë më të shkathët se bashkëmoshatarët e tyre në foshnjëri dhe fëmijëri. Ndërsa nga adoleshenca fillojnë të mbeten prapa.

Për të realizuar studimin kërkuesit analizuan dhe studiuan 15,000 binjakë nga mosha 4 deri në 16-vjeçare.

Magdalena Janecka, partnere e Qendrës për Hulumtimin dhe Trajtimin e Autizmit u shpreh:

Studimi ynë sugjeron se aftësitë sociale ndikohen shumë nga mosha prindërore. Interesante është fakti se zhvillimi i këtyre aftësive alternohet tek pasardhësit e baballarëve në moshë shumë të re dhe ata në moshë të vjetër.”

Burimi:Independent|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit