Mjekët në Indi kanë hequr më shumë se 100 gozhdë nga stomaku i një pacienti.
Gozhdët ndodheshin në stomakun e Bhola Shankar nga Bundi, Rajasthan, për të cilin mjekët theksuan se është me fat që është gjallë.
Të paktën 116 gozhdë hekuri, të cilat çuditërisht nuk i kishin shpuar stomakun, u hoqën nga trupi i 43-vjeçarit.
Ndërkohë që Bhola ndodhej në spital mjekët zbuluan se ai kishte qenë duke ngrënë copa të tjera metali duke përfshirë këtu edhe disa tela.
Pacienti, i cili thuhet të jetë skizofrenik, e kishte mbajtur vesin e tij për të ngrënë metale fshehur nga familjarët.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania