Artistët e thonjve ekspozohen çdo ditë ndaj disa kimikateve të cilat mendohet se shkaktojnë kancer.
Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri.
Shkencëtarët kanë studiuar 6 sallone dhe kanë zbuluar se në këto ambiente ajri është i ndotur me formaldehyde dhe përbërës të tjerë toksikë.
Përqendrimi i këtyre përbërësve në ajër dukej të ishte shumë herë më e lartë nga sa konsiderohet e sigurt për të shmangur disa forma të caktuara kanceri.
Studiuesit shpjegojnë se ekspozimi ndaj këtyre kimikateve për më shumë se 20 vite rrit rrezikun e kancerit me 100 herë.
Ata paralajmërojnë se ekspozimi për një kohë shumë të gjatë mund të dëmtojnë shëndetin e stiluesit të thonjve njëlloj siç mund të dëmtohej nëse do të punonte në një rafineri nafte.
Studiuesit sygjerojnë se këta njerëz rrezikojnë të ekspozohen ndaj asbestit si dhe të rrezikohen nga kanceri i stomakut, ezofagut dhe mushkërive.
Studimi u krye nga Universiteti i Kolorados dhe u udhëhoq nga Dr. Lupita Montoya.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania