WhatsApp duket se nuk do ndalet së përgatituri "surpriza" për përdoruesit e tij, ndërsa me njoftimin e fundit ka lënë shumë të pakënaqur.
Kjo pasi shumë shpejt ne nuk do të jemi në gjendje të bëjmë më Screenshot në bisedat me miqtë.
Aktualisht po testohet edhe opsioni i përfshirjes së shenjës së gishtave për të hyrë në biseda.
Këto dy veçori bëhen me dije nga blogu WABetaInfo.
Sipas këtij blogu, do të kërkohet skanimi i gjurmëve të gishtave për të hapur Whatsapp dhe screenshotet e bisedës do të jenë të bllokuara.