Instagram po përfshihet në të njëjtin skandal si Facebook. Fjalëkalimet e miliona përdoruesve janë ekspozuar në serverët e tyre.
Në një postim, Facebook njoftoi se fjalëkalimet ishin në një tekst të thjeshtë dhe ishte i lexueshëm nga më shumë se 20 mijë punonjës të kompanisë.
Facebook zbuloi këtë problem sigurie në një përditësim të një postimi të 21 marsit ku dolën fjalëkalimet e më shumë se 600 milionë përdoruesver të Facebook, Facebook Lite dhe Instagram të kombinuara të ruajtura në tekst të thjeshtë.
Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë së Facebook shkroi: