TikTok, aplikacioni për ndarjen e videove kritikuar së fundmi për disa dështime në sigurinë e përdoruesve.
Aplikacioni me bazë videon, është bërë së fundmi shumë popullor mes të rinjve dhe adoleshentëve me më shumë se 500 milionë përdorues nga e gjithë bota.
Por, si duket, “muret” e sigurisë së këtij aplikacioni nuk janë aq të forta pasi kanë dështuar në mbajtjen jashtë të përdorusve abuzive.
Sipas një hetimi tre mujor, u zbulua se shumë llogari, që kanë dërguar mesazhe kërcënuese ose abuzive tek vajza të vogla dhe të reja janë lejuar që të qëndrojnë pa u ndëshkuar.
TikTok është shprehur se siguria e përdoruesve është prioritet dhe u zotua të bëntë më shumë për të mbrojtur fëmijët duke shtuar se skuadra e tyre lexon me mijëra komente çdo ditë.
Gjithsesi, një komisioneve për fëmijët, Anne Longfield ka konfirmuar se do të bëjë një takim me drejtuesit e aplikacionit për të diskutuar mbrojtjen e fëmijëve.
Burimi: Daily Mail | Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania