Zbulohet gjithçka: Kështu kontrabandohen mallrat serbe në Kosovë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 11.03.2019, 16:35

Janë bërë thuajse 5 muaj qëkur Kosova ka vendosur taksë në 100% të çmimit ndaj produkteve serbe, por stoqet po qëndrojnë të mbushura akoma. Janë ngritur hipoteza të ndryshme për shtimin e kontrabandës, mirëpo deri tani janë kapur brenda Kosovës vetëm disa bartës të vegjël produktesh.

Reporteri.net ka siguruar një video ku shihen mjete të mëdha transportuese teksa kontrabandojnë mallra nga Serbia për në Kosovë.

Në video shihen dy transportues, njëri me targa serbe dhe tjetri kosovare, teksa shkëmbejnë mallrat në fshatin Karaçevë, vend që lidh Kosovën me Serbinë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Gjilan, duke konfirmuar se ka pasur raste të kontrabandës, ka sugjeruar redaksinë që të kontaktohen zyrat qendrore të Policisë për informacione zyrtare.

Baki Kelani, i kontaktuar nga Reporteri.net, nuk ka dhënë detaje për pyetjen, mirëpo ka sugjeruar që për shifra të flitet me Doganën e Kosovës.

Ndërkohë, Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganave të Kosovës ka qenë i paqasshëm në telefon, duke u pamundësuar të merren statistika nëse është shtuar kontrabanda.

Sidoqoftë, videoja e realizuar natën e djeshme ilustron shumëçka, pasi burime të nga vendi i ngjarjes, kanë konfirmuar bartjen e mallrave në afërsi të fshatit Breznicë.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka thënë se Serbia po dëmtohet pasi mallrat nuk po futen në Kosovë, mirëpo duket se mallrat nuk po futen vetëm nga Dogana, duke rritur kështu informalitetin

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit