Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand është shprehur se Shtetet e Bashkuara nuk duhet të nxisin Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje brenda vitit, sepse ato kanë çështje të vështira për të zgjidhur.
Këtë deklaratë ai e ka bërë publike në një intervistë për Zërin e Amerikës. Vetë Hand tha se ai vetë nuk është dakord me idenë e ndryshimit të kufijve, por shtoi se ajo nuk është hequr nga tryeza. Njohësi i hershëm i çështjeve të Ballkanit e konsideron një gabim taktik tarifën 100% mbi mallrat serbe, megjithatë edhe nxitimin e sheh me skepticizëm.
Hand mendon për çdo rast se në këndvështrimin afatgjatë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë mike dhe aleate të Kosovës.