Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qendër të Prishtinës.
Të paktën tri vetura janë pëplasur në rrugën “Fehmi Agani” e njohur si rruga e “Kafeve të Vogla” , duke sjell 4 të lënduar.
Policia kanë konfirmuar se të paktën katër persona janë lënduar nga përplasja e fortë e tri makinave.
Në media është publikuar edhe një fotografi nga vendi i ngjarjes në të cilën shihet vetura Peugeot e aksidentuar me një Audi A3 dhe një Suzuki Vitara.
Ndryshe, Kosova në dy ditët e fundit është tronditur nga dy aksidente. I pari ishte në Gjilan ku një kamion humbi kontrollin duke i marrë jetën një personi dhe duke lënduar dhjetëra, si dhe i dyti ndodhi në Podujevë, ku një veturë teksa garonte në rrugë humbi kontrollin dhe goditi një këmbësor.