Haradinaj: Serbia s’mund të marrë me zor tregun tonë

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 08.03.2019, 20:21

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot për një vizitë në qytetin e Suharekës, prej ku ka folur për aktualitetin politik dhe çështjet më të rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova. Sa i përket dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se Kosova nuk do të jep asgjë në këmbim të njohjes së pavarësisë nga Beogradi.

Haradinaj ka treguar se si ndërkombëtarët i kanë thënë se çfarë do të jep Kosova në këmbim të njohjes nga Serbia, dhe për të një gjë e tillë është shumë e rëndë, pasi Kosova nuk ka se çfarë të jep më.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, kreu i ekzekutivit thotë se nuk mund të vijë duke i hapur kufijtë, e duke bërë eksperimente me ta.

Deklarata e Haradinaj:

Njohja nuk mundet me ardhë, t’u na marrë diçka. Kur po flasin miqtë tanë, se çka jepni ju për njohje, a besoni si me të ra diçka e madhe në kryer. Çka mundemi na me dhanë mo, për të drejtën tonë, për me jetu në tokën tonë. Ne kemi dhënë shumëçka, prandaj kemi mbet vend i vogël. Nuk mundemi na me dhanë. Na mundemi me u pajtu me ecë përpara, por jo me harru. Njohja duhet me ardhë si kërkim falje, por jo tu dhanë tokë, e tu bo eksperimente me veten, tu i hap kufijtë. Çka bojmë pa kaq Kosovë, ku i rrisim fëmijët, që nesër mundemi me u rritë edhe më shumë.”

Këtë deklaratë Haradinaj e ka dhënë një ditë para vizitës së diplomatit amerikan, David Hale në Kosovë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit