Sot është Dita e Mësuesit ku festohet në të gjithë Shqipërinë. Një mësues i shkollës fillore në fshatin Lladroviq, në Malishevë ka bërë një gjest aspak të këndshëm dhe jo profesional.
Ai ka dhunuar fizikisht nxënësin e tij dhe e ka larguar nga ora e mësimit duke e tërhequr nga veshja. Videot janë publikuar ditën e sotme në rrjet, pikërisht kur është edhe Dita e Mësuesit. Nga ana tjetër nxënësi nuk e ka kundërshtuar mësuesin e tij, i cili i ka rrëzuar edhe syzet optike për shkak të gjuajtjes.
Mësuesi duket shumë i nervrikosur. Arsyeja nuk dihet, por asnjë arsye e mundshme nuk duhet ta bënte mësuesin që të reagonte në këtë mënyrë të dhunshme dhe aspak etike. Ky është një ndër rastet që ka ndodhur në shkollat në Kosovë, ku shpeshherë mësuesit ushtrojnë dhunë ndaj nxënësve të tyre për motive nga më të ndryshmet.