Në faturat e drekave dhe darkave zyrtare të Komunës së Pejës, rrallë herë mund të gjendet ndonjë drekë/darkë ku nuk është konsumuar alkool.
Në faturat e shpenzimeve, komunarët e Pejës kanë konsumuar 215 birra, nga më të ndryshmet por më së shumti birra vendore e kësaj komune, ajo e Pejës.
Disa prej birrave kanë kushtuar 1 euro e disa prej tyre 1 euro e gjysmë, varësisht sa kanë qenë të mëdha.
Vetëm për këto birra, buxheti i Komunës është shpenzuar 263 euro e 50 cent. Ndërsa komunarët e Pejës, përveç birrave kanë konsumuar edhe verëra e raki të llojeve të ndryshme.
Në një drekë, zyrtarët e Komunës së Pejës kanë porositur 2 shishe verë të llojit “Stone Castle”, me vlerë totale prej 60 euro apo 30 euro për shishe.
Ndërsa 134 euro e 50 cent janë shpenzuar poashtu për pije alkoolike. Në këtë shumë hyjnë gotat e rakive të ndryshme e gotat me verë.
Edhe në këtë komunë, si në shumicën e komunave tjera ekzistojnë fatura, ku nuk specifikohet lloji i shpenzimeve por arsyetohen vetëm se pagesa është bërë për ushqim dhe pije