Vritet në Siri 30-vjeçarja shqiptare nënë e dy vajzave, para disa kohësh vogëlushet humbën edhe babain

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 05.03.2019, 17:46

Një nënë e re në moshë nga Kosova ka humbur jetën në vatrat e luftës së Shtetit Islamik. Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar por lajmi është bërë i ditur për mediat shqiptare ditën e sotme. 30-vjeçarja ka qenë nëna e dy fëmijëve, të cilët i ka lënë në vatrat e luftës.

Bëhet fjalë për Filloreta Kastratin rreth 30-vjeçe nga fshati Karaçevë i Komunës së Kamenicës. Burri i së ndjerës ka vdekur kohë më parë në zonat e luftës. Ndërkohë çifti ka lënë dy vajza, njëra pesë dhe tjetra tri vjeçe, në zonat e rrezikshme në Siri.

Familja e saj ka hapur dyert e mortit për të pritur njerëzit që i ngushëllojnë për vdekjen e vajzës së tyre, Filloreta Kastrati. Mësohet se trupi i Filloretës ka mbetur në zonat e luftës së Shtetit Islamik, të cilit ajo i ishte bashkuar vite më parë.

Para disa viteve, Filloreta bashkë më burrin e saj shkuan në Shtetin Islamik, pasi premtime të shumta kishin marrë edhe nga bashkëkombas të tyre. Burri i saj humbi jetën pak kohë pasi kishin shkuar për të jetuar atje.

Filloreta kishte komunikuar shumë herë me familjen e saj në Kosovë, ku u kishte kërkuar edhe ndihmë për t'u kthyer në atdhe. Ajo kishte patur kontakt me familjen deri një ditë para se të vritej.

Babai i saj Lulzimi ka treguar se lajmin për vdekjen e vajzës e ka marrë nga një grua tjetër, e cila gjendet në Shtetin Islamik. Ai thotë se ka pasur kontakt me vajzën e tij disa herë. Ajo u tregonte se është mirë bashkë me dy fëmijët e saj dhe se vazhdimisht kishte kërkuar që të kthehej në Kosovë.

Deklarata e babait të viktimës:

Një natë para se të merrnim lajmin për vdekjen e saj ne kemi shkruajtur me të. Babi janë rregullu senet, ishalla po na kthejnë’, na thoshte. Unë kam pasë shumë shpresa që ajo po kthehet, mirëpo që të nesërmen na lajmëruan. Për vdekjen e Filloretës më tregoi një shoqe e saj. E dimë se atë kanë pasë me e dërgu në një vend më të sigurtë. Dhe me gjasa ka qenë ofensiva e fundit atje edhe e ka rrokë këtë. Kur i ka vdekur burri, dëshira e saj ka qenë për me u kthy në Kosovë.”

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit