Studente eskelente e Oxfordit, kosovarja nuk pranohet si asistente në Universitetin e Prishtinës

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 01.03.2019, 15:49

Shqiptarët e kanë vërtetuar se nëse punon fort, një ditë do të vlerësohesh për sakrificën dhe dijen. Nita Shala është kosovarja e cila ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Juridik me nota të larta, më saktë me mesatare 9.21.

Ajo vazhdoi studimet master për të diplomuar në Drejtësi për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Luftën kundër Krimit të Organizuar Financiar në Universitetin e Teramos të Italisë me notën mesatare 10.0. Shala ka treguar se ajo ka fituar gradën magjistër Shkence në Kriminologji në Universitetin e Oxfordit.

Po ashtu, ajo ka diplomuar edhe në programin ekzekutiv me titull “Strategji lidershipi që prodhojnë rezultate” i Harvard Kennedy School në SHBA. Por kjo nuk është e tëra. Nita Shala ka edhe përvojë pune në institucione tejet të rëndësishme në Holandë dhe në Shqipëri.

Pavarësisht formimeve të saj dhe diplomimeve me rezultate nga më të lartat, Nita nuk po pranohet dot si asistente në Universitetin e Prishtinës. Kjo për arsye se në vendin tonë është shumë e vështirë të fillosh një punë me forcat e tua pasi duhet të kesh shumë të njohur për të fituar një post të caktuar në punë.

Në Tribunal të Hagës, Nita Shala punon në dy raste shumë të rëndësishme: Prokurori kundër Vojislav Sheshel dhe Prokurori kundër Vlastimir Gjorgjevic, i shpallur fajtor nga Tribunali i Hagës për krime lufte në Kosovë. Puna në Tribunal dhe pasioni për të drejtat e njeriut ndikon përzgjedhjen e temës së Doktoratës, përkatësisht identifikimin e statusit ligjor të konceptit të “garancive për mospërsëritje” në kontekstin e shkeljeve të rënda të së drejtave të njeriut.

Përveç punës në Tribunal të Hagës, Nita punon si këshilltare për çështje të të drejtave të njeriut në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Zyrat e OKB-së në Gjenevë, këshilltare nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim e Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, dhe konsulente e Ministrit të Drejtësisë dhe Parlamentit Shqiptar si staf i kontraktuar nga Misioni i BE-së EURALIUS.

E pavarësisht këtyre, Nita Shala ka hasur në pengesa të shumta për t'u bërë pjesë e stafit akademik në Universitetin Publik të Prishtinës. Shkak u bë nepotizmi në këtë institucion. Për pozitën asistent në Fakultetin e Juridikut ka aplikuar edhe Triumf Sadikaj, i cili është vëlla i gruas së Dekanit Haxhi Gashi dhe djali i anëtarit të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe njëherësh profesor në po të njëjtin fakultet, Beqir Sadikaj.

Vetë Gashi nuk ka hezituar që publikisht të del kundër Nita Shalës në mbledhjen e senatit mbajtur me 5 tetor të vitit 2018. Ai para senatit ka thënë se kandidatja nuk e ka plotëson kriterin e moshës dhe se nuk e ka nostrifikimin e diplomës.

Në rastin Nita Shala, pavarësisht insistimit nga Dekani për të uzurpuar vendin e stafit akademik për “mikun” e vet, vëllanë e gruas, profesorati merr vendimin që të kthejë në Kosovë dhe përfshijë një kandidate e cila shpreh vullnetin për t’u kthyer dhe kontribuar në Kosovë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit