Viza nuk iu dha, e u anuluan edhe disa programe ushtarake në qendrën Marshall. Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë edhe kushte të reja për shefin e qeverisë kosovare, Ramush Haradinajn, për aq sa nuk e hjek taksën ndaj prodhimeve serbe.
Dy emisarët që erdhën në Prishtinë, bën me dije se mund të mbyllet edhe kampi Bondsteel, nëse nuk plotësohet kjo kërkesë e Ëashingtonit.
Kjo gjë u raportua sot në media dhe shënon kërcënimin për sanksione shumë të ashpra, transmeton JOQ Kosova.
Sidoqoftë, Qeveria e Haradinajt ka ngulur këmbë dhe po insiston që taksa do të hiqet vetëm pasi Serbia ta njohë Kosovën.
Ndryshe, Kosova e Serbia kanë intensifikuar tentimet për të arritur marrëveshje finale të obligueshme për të dyja vendet, që nënkupton edhe njohje, mirëpo taksa ka bllokuar procesin.