Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj ka folur për idenë e të parit të Mitrovicës, Agim Bahtiri për bashkimin e Mitrovicës.
Sipas Haradinajt, kjo ide është vështirë dhe e ka fajësuar klasën politike për ndarjen e këtij qyteti.
“Ky brez politik e ka ndarë Mitrovicën. Është shumë zor me besu planin e Agim Bahtirit dhe secilin plan tjetër. Është mirë me e rujtë tërësinë territoriale të Mitrovicës e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit po ashtu ka folur edhe për vendimin për taksën, teksa ka thënë se ajo do të mund të pezullohet vetëm në rast se do të dihej se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë. Më tej ka thënë se në gjendjen në të cilën është Kosova, është vështirë të merret ndonjë vendim për pezullim të taksës.
I pari i Qeverisë i ka dhënë këto deklarata pas takimit me përfaqësues të bizneseve të Mitrovicës dhe pas takimit ka thënë se Mitrovica po hyn në një dinamikë të re të zhvillimit të qëndrueshëm.