Zyrtari i lartë i BE-së u thur lavde Vuçiqit dhe Thaçit, përmend “një moment historik”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.02.2019, 09:59

Bashkimi Evropian (BE) ka marrë parasysh debatin që po zhvillohet për demarkacionin dhe ndryshimin e kufijve si një zgjidhje e mundshme për Kosovën, por në këtë pikë nuk është i përfshirë në mënyrë aktive.

Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (RFE) David McAllister, raportues i Parlamentit Evropian për Serbinë i cili po qëndron për vizitë në Beograd.

“Sa i përket debatit për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, të demarkacionit, ne si Parlament Evropian me shumicë dërrmuese kemi miratuar qëndrimin dhe në ketë formulimin identik në raportin tim mbi Serbinë, si dhe raportin e kolegut tim (Igor) Šoltés për Kosovën – ne kemi marrë parasysh këtë debat se çdo lloj marrëveshje duhet të rregullohet reciprokisht midis të dyja palëve, se duhet të kontribuojë në stabilitetin rajonal dhe se duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Sipas tij, rreth çështjes së taksës së Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia, SHBA dhe BE-ja kanë shfaqur qëndrim të qartë, por se siç tha ai “në Prishtinë ende nuk e marrim një përgjigje, të cilat ne shpresojmë”.

“Ishim shumë të qartë. Unë do ta përsëris këtë mesazh kur të shkoj në Prishtinë dhe të takoj, ndër të tjera, me Kryeministrin (Ramush) Haradinaj. Ajo që kam dëgjuar në Beograd është se përderisa këto taksanuk tërhiqen, pala serbe nuk do të kthehet në tryezën e bisedimeve në Bruksel “, transmeton Klan Kosova.

Eurodeputeti thotë se duhet të përdoret momenti historik për shkak se “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kanë çuar dialogun në një nivel të ri.”

McAllister bashkë me gjashtë eurodeputetë pas Serbisë do ta vizitojnë Kosovën ku do të zhvillojnë takime me lidershipin politik, deputetë, përfaqësues të opozitës dhe ata të shoqërisë civile.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit