Deri më sot, në rrjet kanë “rrjedhur” foto të shumta të gjeneratës së re, Galaxy S10, por gjiganti koreano-jugor i teknologjisë nuk i ka prezantuar ende zyrtarisht pajisjet e reja.
Sipas raportimeve të fundit, Galaxy S10 nga Samsung pritet që të vijë në modele të ndryshme dhe përmasa të ndryshme.
E ndërsa afrohet data 20 shkurt kur do të mbahet edhe eventi “Unpacked”, kompania ka njoftuar blerësit se tashmë mund të fillojnë të rezervojnë smartfonin e tyre para publikimit zyrtar.
Detajet e para-porositjes janë listuar në faqen zyrtare të Samsung në internet, ndërsa kompania u ka premtuar blerësve 550 dollarë ulje.
Shpërndarja e pajisjeve do në nisë pas 8 marsit. JOQ Albania