JOQ Albania
Home

E donit shumë, por ju la, ndiqni këto 10 hapa për ta harruar
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 28/03/2016 8:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

ndarja-ne-cift-1-637x424-637x375Një histori dashurie që përfundon nuk përjetohet mirë nga askush. Ata që e vuajnë më shumë dihet që janë personat që braktisen, që iu përkushtuan kësaj lidhje dhe në fund morën si shpërblim lotët. Por, mos u shqetësoni, koha shëron gjithçka, ajo është ilaçi perfekt, por jo vetëm.

Këto 10 hapa do t’ju ndihmojnë shumë për të harruar “ish-in” tuaj:

Nëse të vjen për të qarë, bëje dhe mjaft mendove se çfarë thonë të tjerët.

Ndaje me të tjerët çfarë mendon për ish­-in, por kujdes, mos beso tek të gjithë.

Merr përgjegjësitë e tua për atë çfarë ndodhi. Edhe ti ke pasur fajet e tua, duhet t’i pranosh!

Lëviz. Aktiviteti fizik ndihmon trupin dhe mendjen, pas një dite të lodhshme nuk do keni kohë të mendoni, e as të qani më!

Mëso! Nga ndarja duhet të bësh bilancin e gabimeve të tua, që të mos i përsërisësh në të ardhmen.

Argëtohu. Je serish beqar/e, shërbeji vetes me gjëra që të bëjnë të ndihesh mire…sidomos në shoqërinë e miqve që deri dje i ishe harruar edhe për shkak të mungesës së kohës.

Eliminoje. Bëhet fjalë për kujtimet dhe sendet që kane lidhje me të kaluarën. Në shtëpi nuk ka më vlerë të mbash gjëra të tij/saj, gjithashtu edhe në rrjetet sociale…Largoje nga çdo gjë.

Merr frymë thellë, shikoje frikën tënde në pasqyre dhe thuaji vetes se tani po mëson të jesh vetëm. Mbrëmjeve merru me një libër apo me një film, merru me sport dhe do e kuptosh se koha shëron çdo plagë.

Pranoje! Nëse ju kanë lënë ka një arsye: nëse vendimi ka ardhur nga ju apo të tjerë, thjesht pranoje realitetin. Mëso mësimin, shëro plagët e tua.

Nga tani jo më! Shkruani një listë të të gjitha gjërave që nuk i pëlqeni më së shumti të duroni tek tjetri dhe ato qe nuk doni nga një marrëdhënie tjetër. Mos harro se nuk je i/e vetmi/ja që ke gabuar në çift.