JOQ Albania
Home

Kujdes! Kurrë mos dilni me një vajzë që udhëton
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/07/2016 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

1-F8AvoZIA5rfMXglOQTKd1A
Flokët e saj kanë marrë një ngjyrë të çrregullt nga dielli, ndërsa lëkurën tashmë nuk e ka më si më parë. As e nxirë nuk është më. Është e djegur, e rrjepur e me disa rrudha.  Por për çdo dëmtim në lëkurën e saj ajo ka një histori interesante për të treguar.

Mos kërkoni të dilni me një vajzë që udhëton. Vështirë se e kënaqni atë. Takimet klishe nga kinemaja në një darkë në restorant do të bëjnë që jeta e saj të duket e shpifur. Shpirti i saj është gjithnjë në kërkim të eksperiencave të reja. As që do t’i bien në sy makina jote e re apo ora e shtrenjtë. Më shumë do t’i pëlqente të ngjiste ndonjë shkëmb apo të hidhej me parashutë nga një avion. Më poshtë keni disa arsye të tjera:

  • Ajo do t’ju kërkojë t’i prenotoni një udhëtim sa herë që sheh ulje në çmimet e biletave. Për më tepër gjasat janë që ajo mos të ketë një punë të qëndrueshme. Nuk i pëlqen të punojë për ëndrrën e dikujt tjetër. Kërkon të jetë krejtësisht e pavarur.
  • Nuk do t’ju dëgjojë teksa ankoheni për punën tuaj të mërzitshme. Madje as diplomën e vet nuk e ka më por ka ndërruar plotësisht profesion.
  • Ajo ka zgjedhur një rrugën e jetës së pasigurive. Nuk ka plan për të ardhmen. Vepron sipas asaj që i thotë zemra në moment.
  • Ajo flet gjithmonë sipas mendjes së saj, pa dashur të impresionojë të tjerët
  • Dhe ç’është e vërtetë nuk do të ketë nevojë kurrë për ty. Ajo është aq e pavarur sa nuk do t’ja dijë nëse do të shkoni në udhëtim me të apo jo.
  • Nuk duhet kurrë të bini në dashuri me një vajzë që udhëton, edhe po ndodhi më mirë lerëni të shkojë sa jeni në kohë.