JOQ Albania
Home

A nuk do të ishte ky restoranti më magjik për një takim të parë?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 02/06/2016 8:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Brukseli ofron një nga restorantet më unike që mund të gjenden në bote. Një darke mbi 50 metra lartësi, me 10 tryeza që akomodojnë 220 persona mund të jetë një eksperiencë fantastike për çdokënd që dëshiron të eksperimentojë pak.

‘’Dinner in the sky’’ apo Darkë në qiell, ka nisur në vitin 2006 në Bruksel dhe prej 10 vitesh mundëson vakte të paharrueshme pezull në ajër mbi Atomiumin e famshëm që ndodhet në Belgjikë.

Para se darkuesit të ngjiten në qiell, lidhen me rrip e më pas tryezat dalë-ngadalë ngrihen në ajër deri sa pamja e qytetit të jetë e qartë. Specialitetet që shërbehen janë të cilësisë më të lartë dhe me rastin e 10 vjetorit, në restorant shërbejnë 10 shefa kuzhine.

 Darka e veçantë ku përfshihen 5 pjata e gjithashtu verë e shampanjë kushton 275 euro. “Lartësia më frikëson pak por qetësohem disi kur shikoj madhësinë e kabujve që na mbajnë. Gjithsesi pas 2 gotave verë jam i relaksuar dhe çdo gjë shkon mirë”, ka thënë njëri nga darkuesit.