U rrëzua teksa riparonte llambat e ndriçimit, humb jetën punonjësi i Bashkisë Elbasan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.04.2024, 16:51

Ka ndërruar jetë në spital punonjësi i Bashkisë Elbasan që u rrëzua gjatë riparimit të llambave elektrike në rrugë.

56-vjeçari Eduart Balliu ka ndërruar jetë mesditën e sotme në spitalin e Elbasanit.

Ai u aksidentua në lagjen “5Maji” kur koshi i vinçit u shkëput teksa ai ishte duke riparuar llambat e shtyllave elektrike.

Pas aksidentit ai pësoi dëme të shumta në trup, ndërkohë që menjëherë u dërgua në spital, por nuk ia doli.

Ndërkohë që qytetarët kanë treguar për JOQ ALBANIA se shkak për këtë ngjarje të rëndë është bërë vinçi me të cilin punojnë punonjësit.

Ankesa e qytetarëve:

Ky person quhet Eduart balliu..punonjes prane bashkise Elbasan...ka nderruar jete sot ne moshen 56 vjecare pasi eshte rrezuar nga vinci i bashkise ne momentin qe po bente nderrimin e llampave ne nje shtylle ne lagjen 5 maji..vinc i viteve 80...ju lutem beni verifikimet tuaja por 1000 per qind e sigurte..anonim ju lutem

Njoftimi i policisë Elbasan:

Informacion shtesë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e sotme, ju informojmë se, shtetasi E.B, 56 vjeç, punonjës i Bashkisë Elbasan, për shkak të dëmtimeve, ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit