Prodhimi vendas i pamjaftueshëm, nga janari në mars importi i mishit u rrit me 62%

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.04.2024, 16:03

Rritja e importit të kafshëve të gjalla tregon hapur problemet në sektorin e blegtorisë dhe përkeqësimin e situatës nga viti në vit.

Të dhënat e fundit nga tregtia e jashtme tregojnë se në tremujorin e parë të vitit 2024. importi i kafshëve të gjalla u rrit me 62%, teksa një vit më parë në këtë periudhë ndryshimi vjetor ishte 22%.

Këto të dhëna tregojnë se pothuajse 30% e sasisë së kafshëve të gjalla vjen nga Greqia dhe theren për mish në Shqipëri.

Tregtarët thonë se nga Greqia blejnë më shumë derra dhe bagëti të imta për konsum mishi. Ndërsa numri i bagëtive për mbarështim, që zakonisht vijnë nga Holanda dhe Danimarka është krejt i ulët dhe gati në vlera të papërfillshme në krahasim me importet për mish.

Ndërkohë që furnizuesit kryesorë të kafshëve të gjalla për mish pas Greqisë, janë Hungaria, Rumania, Kosova, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut. Kryesisht nga këto vende vijnë viça dhe të imta për mish.

Ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen e importit për kafshê të gjalla, përmendim pakësimin e bagëtive në vend por edhe turizmin që ka rritur konsumin.

Por bashkë me konsumin është rritur edhe çmimi i mishit në mënyrë të ndjeshme. Në muajin mars, niveli i përgjithshëm i çmimeve pësoi rritje vjetore me 2.3 %, ndërsa çmimi i mishit u rrit me 3.7%.

Pakësimi i popullsisë në zonat e rurale, braktisja e vendit nga të rinjtë dhe mungesa e subvencioneve kanë bërë që sektori i blegtorisë të shkojë drejt zhdukjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit