“Muli” i Gjirokastrës i jep “GEGËS” 270 MLN pa garë, 100% sa fondi limit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 18.04.2024, 21:20

Flamur Golemi, i njohur ndryshe si “Muli” i Gjirokastrës, ka organizuar një tender të denjë për SPAK. Procedura që do shikoni në vijim, është nga ato që të “paketojnë” me pranga dhe të bëjnë gati direkt për në qeli.

Zotëria në fjalë, ka shpërdoruar plot 270 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH në një tender për blerje karburanti. Tenderi mban numrin e referencës REF-94020-01-29-2024 dhe ka si objekt “Loti 1 Naftë benzinë”, me fond limit 22,715,896 lekë të reja pa TVSH ose rreth 270 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Shkelja qëndron në faktin se duket fare qartë që gjithçka është bërë që të fitojë kompania e paracaktuar, GEGA CENTER GKG. Themi kështu, pasi nëse shkojmë dokumentat e këtij tenderi, do të vëmë re se kanë marrë pjesë vetëm dy firma.

Njëra ka marrë pjesë sa për “show”, pasi ka ofruar zero lekë. Ndërsa tjetra është kompania fituese, “GEGA CENTER GKG” SHPK, në pronësi të Donikë Gega, bashkëshortes së Paulin Gegës. Gega ka fituar me ofertën 22,715,896 lekë të reja pa TVSH ose gati 270 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Në këtë tender, “GEGA CENTER GKG” SHPK ka marrë pjesë si bashkim operatorësh me subjektin tjetër ANEL & CO, në pronësi të Aleksandër Rogo. Por një tjetër fakt shton hije të tjera dyshimi për këtë procedurë.

Rezulton se fituesit kanë ofruar një shifër 100% të njëjtë me fondin limit, një rast ky që rrallë e sheh. Imagjinoni pak se sa guxim kanë patur të gjithë palët e përfshira në tender, aq sa nuk e kanë vrarë mendjen të paktën për të sajuar diçka me letra që nuk do të binte shumë në sy. Thënë kjo, është e qartë se valixhja që “Muli” i Gjirokastrës ka përfituar, ka përmasa shumë të mëdha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit