Akil Gjakova ikën nga mediat me shpejtësi, s’ka vendim për paraburgim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.04.2024, 18:43

Xhudisti Akil Gjakova është paraqitur sot para Gjykatës Themelore në Pejë, megjithatë, nuk i është caktuar masa e paraburgimit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti, e cila ka thënë për media:

“Vendimi për kërkesën për paraburgim nuk do të merret sot. Të pandehurit do t’i zgjatet ndalimi me vendim, e pastaj gjyqtari do të vendos brenda afatit ligjor”.

Xhudisti i njohur, dyshohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Të martën, Policia e Kosovës e shpalli në kërkim. Në mbrëmje, ai do t’i dorëzohej autoriteteve pas kthimit nga Shqipëria.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, tregoi se Prokoruria i kishte bërë pesë thirrje radhazi xhudistit, por që ky i fundit ka qenë i paqasshëm.

“Javën e kaluar prokuroria i ka marrë informatat për rastin që jemi duke biseduar për dhunën në familje të shkaktuar nga xhudisti. Informata kemi marrë edhe nga avokatja e viktimës, policia ishte autorizuar për arrestimin e personi në fjalë, i njëjti ka qenë i paqasshëm për organet e rendit pas katër apo pesë thirrjeve radhazi në shtëpinë e tij.” – u shpreh ai.

“Si prokurori e kemi pritur ditën e hënë pasi na është thënë nga familjarët se do dorëzohet dhe i njëjti nuk është dorëzuar, të martën është policia ka kërkuar që të kërkojë ndihmë për qytetarët për lokalizimin e të dyshuarit, më vonë kemi pranuar informatë se i njëjti është paraqitur në Vërmicë.” – tha tutje Nikçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit