Kjo është xhamia më e vjetër në Kosovë, besohet se u ndërtua nga një familje siriane

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.04.2024, 16:20

Xhamia e ndërtuar 735 vjet më parë në fshatin Mlikë të Komunës së Dragashit në jug të Kosovës është xhamia më e vjetër në vend.

Sipas mbishkrimit në anën e jashtme të murit të xhamisë, Xhamia e Mlikës, e cila është ndërtuar në vitin 1289, është rindërtuar në vitin 1822 nga Ahmet Aga, një nga banorët e këtij rajoni.

Besohet se Xhamia e Mlikës është ndërtuar fillimisht nga një familje nga Halepi i Sirisë, bazuar në një dokument të marrë nga Myftinia e qytetit të Halepit.

Xhamia, e cila është riparuar shumë herë në shekujt e kaluar, aktualisht mbrohet nga institucionet shtetërore të Kosovës.

Nuhija Tairovci, i cili kohë pas kohe ishte imam në xhami, në një deklaratë për Anadolu theksoi se kanë një dokument të përkthyer përmes Ambasadës së Sirisë, ku qartë thuhet se xhamia është ndërtuar në këtë periudhë,raporton Anadolu.

“Natyrisht që historianët duhet ta vërtetojnë këtë, por sipas informacioneve që kemi kjo është padyshim xhamia më e vjetër në Kosovë dhe në Ballkan”, tha ai.

Duke theksuar se nuk beson që familja e ardhur nga Siria ta ketë ndërtuar xhaminë vetëm për ta, Tairovci tha se në atë kohë kishte edhe muslimanë të tjerë nga rajoni.

Xhamia e Mlikës, e ndërtuar para sundimit të Perandorisë Osmane në Kosovë, është xhamia më e vjetër e njohur në vend dhe ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan.

Xhamia e vendosur në rajonin malor të Gorës është ende aktive dhe një xhemat mjaft i mirë e frekuenton atë, veçanërisht gjatë namazit javor të xhumasë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit