Dha 60 mijë euro fajde, mori 90 mijë, kërkohet masë paraburgimi për të dyshuarin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.04.2024, 13:49

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale A.G., nga komuna e Vushtrrisë, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas një komunikate të Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se gjatë vitit 2022, i pandehuri i lartcekur, ka kontraktuar një shumë jo proporcionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të tij, në atë mënyrë që i dëmtuari S.B., është detyruar që të marr para hua nga i pandehuri A.G., në shumë prej 60 mijë euro, për të cilat ka paguar fajde në shumë prej 90 mijë euro me këtë do të kryente veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 paragrafi 3 të KPRK-së.

“Po ashtu, ndaj të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar se me datë 13 Tetor 2022, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, në bashkëkryerje, kanë detyruar dëshmitarin, të veproj në dëm të pasurisë së tij, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprat penale të lartcekura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroi i muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qamuran Hirda
    Qamuran Hirda, shqiptari i Maqedonisë, i cili ka marrë iniciativën që të shkojë në Mekë me biçikletë. Ai do të udhëtojë 4 mijë kilometra me biçikletë dhe i gjithë udhëtimi do zgjasë 2 muaj. Qamurani ka më shumë se 20 ditë që ka nisur këtë udhëtim.
    Qenushi pastërtor
    Qenushi pastërtor në Sarandë, i cili futet në det dhe nxjerr prej aty shishet plastike. Ai u ka dhënë një leksion të mirë gjithë qytetarëve që nuk sillen si të tillë por hedhin mbeturinat në det apo në mjedise të tjera publike.
    16-vjeçarja nga Dibra
    16-vjeçarja nga Dibra, e cila gjithashtu u ka dhënë një leksion të rinjve që të duan punën duke treguar momente nga puna e saj si ‘marangoze’. Ajo shihet teksa është duke punuar në një punishte me rroba pune. 16-vjeçarja është heroinë e vetes së saj, por edhe e atyre që vlersojnë punën dhe përkushtimin ndaj diçkaje që të sjell të mira.
    Qytetarët në Dërmenas
    Qytetarët në Dërmenas të Fierit, të cilët pas një aksidenti vrapuan dhe i dhanë ndihmën e parë një çifti bashkëshortësh. Ata arritën që në kohë të nxirrnin nga makina e përmbysur çiftin që kishin marrë plagë të mëdha. Ndërhyrja e tyre ishte e rëndësishme për jetën e të plagosurve.
    “Kampioni i vogël”
    “Kampioni i vogël” në Kukës, djali i mitur, që nga shishja e tij e ujit i jepte edhe një qënushi në rrugë. I vogli nuk kishte një tas për tia hedhur ujin dhe ia hidhte këlyshit në trotuar, i cili i etur vazhdonte të pinte. Videoja ka marrë shumë komente pozitive.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit