Arrestohen 8 zyrtarë të bashkisë Tiranë, mes tyre drejtorë të rëndësishëm

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.03.2024, 17:39

8 urdhër arreste janë lëshuar nga SPAK për 8 zyrtarë të Bashkisë Tiranë. Mësohet se mes tyre janë dy drejtorë të rëndësishëm, njerëz të besuar të Erion Veliajt, kreut të Bashkisë.

Megjithatë sërish SPAK ka zgjedhur që të shpëtojë kryebashkiakun.

Burime bëjnë me dije se Mariglen Qato dhe Redjan Molla janë dy drejtorët e arrestuar, ndërsa të tjerët janë zyrtarë të bashkisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit