E përplasi kamioni, Marjusi kërkon ndihmën e shqiptarëve për të ecur sërish

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.03.2024, 10:21

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Marjusi, është një i ri që ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pas një aksidenti të rëndë që ka pësuar në Mal të Zi. Përpara një viti e gjysmë, ai është përplasur nga një kamion dhe ka dëmtuar rëndë të dyja këmbët.

Pavarësisht operacioneve të shumta dhe vizitave që ka kryer, gjendja e tij nuk është përmirësuar dhe ai nuk mund të ecë ende. Që Marjusi t'i kthehet normalitetit dhe të ecë si më parë, ai ka nevojë për një operacion që është tepër i kushtueshëm për familjen e tij.

Për këtë arsye ata kanë hapur një llogari në GoFundMe dhe po kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Kushdo që ka dëshirë dhe mundësi mund të kontribuojë në linkun e mëposhtëm:

GoFundME

Apeli i familjarëve:

Pershendetje,dsha tju shkruaj per nje ndihme ne lidhje me nje person te afert i cili ka pesuar nje aksident pune ne Malin e Zi perpara 1 viti e gjysme. Gjate gjithe ksaj kohe jemi mare me operacione te ndryshme dhe vizita por pa mundur te bejme dot asgje sepse ai ka pesuar demtime te renda ne te dy kembet. Sot ai ndodhet ne Turqi dhe i duhet nje shume e madhe per operacion. Falmilja e tije nuk mund ti mbuloj dot shpenzimet dhe kemi hapur nje go found. Do tju lutesha te na ndihmonit me shpernarjen e ktij fo found. https://gofund.me/b844d74d ky eshte linku. Do tjua dinim per shume faleminderit!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit