Mirlinda e AKSHIT vazhdon vjedhjet “me lopatë”, 450 MLN për Gentjan Likaj

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.03.2024, 19:02

Mirlinda Karçanaj duket se është harruar nga SPAK dhe për rrjedhojë vazhdon e qetë dhe e pa shqetësuar të organizojë vjedhje të hapura të parave publike nëpërmjet tenderave të organizuara nga institucioni që ajo drejton.

Kështu, rezulton se AKSHI ka realizuar një tjetër tender të dyshimtë që mban numrin e referencës REF-90693-12-12-2023 dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e sistemit ATP-WEB-GIS për Agjencinë e Trajtimit të Pronave”.

Ky tender ka si fond limit shifrën prej 39,528,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 470 milionë lekë të vjetra me TVSH. Po ku duket abuzimi? Nëse shfletojmë dokumentacionin e kësaj procedure prokurimi të AKSHI-t, del se në tender kanë marrë pjesë vetëm 3 firma, nga të cilat njëra nuk ka paraqitur asnjë vlerë ekonomike.

Ky fakt është një kambanë alarmi se firma në fjalë ka hyrë sa për numër, pra sa për të thënë se gjoja ka konkurrencë, pasi në realitet fituesi me shumë mundësi ka qenë i paracaktuar që në fillim. Kështu, fituese është shpallur kompania COMMUNICATION PROGRESS në pronësi të Gentian Likaj, për vlerën 37,440,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 450 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Kjo vlerë fituese rezulton ndërkohë të jetë sa 95% e fondit limit të tenderit, duke rritur dyshimet për një fitues të ditur që në fillim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit